Një përleshje fizike ka ndodhur mes një nëne dhe djalit të saj të mitur në Drenas.
Si pasojë e kësaj dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.
‘’Gllogoc 17.06.2023 – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin. Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raport.