Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë fizike e psikike nga burrat me të cilët vendosin ta kalojnë jetën.
Një rast i tillë është denoncuar edhe dje pas mesnate në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një 31-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, P.G.
Mësohet se 28-vjeçari po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, të cilën e ka goditur në kokë e më pas e ka zvarritur për flokësh, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.