Një punëtor ka humbur jetën të hënën në mesditë pasi ka rënë nga lartësia në Ferizaj.
Policia e Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës, në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.