Në tri raste dhe lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka arrestuar shtatë persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.
Përmes një njoftimi, Policia ka dhënë detaje për këto raste.
“Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar. Personi i dyshuar: L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, , pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Grabov të Obiliqit.
Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar: një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndërsa rasti i cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, ka ndodhur më 25 maj të këtij viti në rrugën "Kajtaz Ramadani" në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri./