Një person ka raportuar mbrëmë në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte nga një i dyshuar i panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë.
Organet e rendit njoftojnë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.