Një person në Prizren ka raportuar të martën në polici se pas një mosmarrëveshjeje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
Organet e rendit njoftojnë se gjatë intervistimit viktima ka pranuar dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.
Rasti është nën hetime.
Nuk jepen detaje tjera.