Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Viktima është e moshës rreth 56 vjeçare ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.