Prishtinasi nuk durohet pasi u nda, e përcjellë dhe e ngacmon ish të fejuarën – arrestohet

Kronikë e zezë

Prishtinasi nuk durohet pasi u nda, e përcjellë dhe e ngacmon ish të fejuarën – arrestohet

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:50
Ilustrim

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një 28-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka qenë e fejuar.

Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar dje të dyshuarin, duke deklaruar se nuk po e lë rehat që kur ajo ka vendosur ta ndërpres raportin mes tyre.

Kjo situatë e ka rënduar viktimën dhe ka vendosur që të mos ketë kontakt me të, por ky i fundit ka vazhduar që ta ngacmojë duke e përcjellë, e madje i ka shkuar edhe te vendi i punës.

Për shkak të frikës që ia ka shkaktuar, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë, duke kërkuar ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat