Tri rashe të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku raportohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fushë Kosovë 22.06.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.
Po ashtu në mbajtje për 48 orë është dërguar edhe një i dyshuar në Graçanicë, i cili është raportuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.
Sipas raportit policor, viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor.
“Graçanicë 22.06.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa rasti i tretë i dhunës në familje sipas raportit policor ka ndodhur në Prishtinë, ku një i dyshuar i ka shkaktuar dhunë psikike ndaj gruas.
I dyshuari ndodhet në arrati, kurse viktima është dërguar në strehimore.
“Prishtinë 22.06.2023 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.