Një person është plagosur, pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në konfirmim.