Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Kështu ka vepruar edhe një grua nga Fushë Kosova e cila ishte duke përjetuar në vazhdimësi dhunë fizike nga bashkëshorti i saj.
Burimet bëjnë të ditur se 39-vjeçari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore ku si pasojë e dhunës, ajo mori trajtim mjekësor.
E gjendur para kësaj situate, 33-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.