Aksident mes gjashtë automjeteve në Ferizaj, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes gjashtë automjeteve në Ferizaj, lëndohen dy persona

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të gjashtë automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy nga ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat