Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është sulmuar nga ish-burri i gruas së tij dhe djali i saj në Soçanicë të Leposaviqit.
Viktima gjithashtu ka deklaruar se gjatë incidentit nga të dyshuarit i janë marrë para.
Tutje, në raportin policor thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.