I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë nuk është arrestuar ende

Kronikë e zezë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë nuk është arrestuar ende

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Dy vëllezër nga fshati Madanaj të Gjakovës kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagosjes me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë kanë një person të dyshuar.

Mirëpo i cili ende nuk është arrestuar.

“Bëhet fjalë për një vrasje të dyfishte në Gjakovë në fshatin Madanaj, për atë që ne kemi informacion viktimat janë dy vëllezër. Po supozojmë që kemi një të dyshuar të indentifikum, mirëpo ende nuk është arrestuar. Jemi duke e hetuar rastin. Ajo çfarë mundem me konfimu është se njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital gjë të cilën e ka konfirmuar mjeku kujdestar.” – ka bërë të ditur për Nacionalen Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat