​Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga Policia

Kronikë e zezë

​Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga Policia

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Koshuticë të Komunës së Leposaviqit.

Raportohet se i dyshuari me veturën e tij në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar kishte hyrë në territorin e Kosovës.

I dyshuari është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat