Prizren: Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë për mostrajtim të duhur

Kronikë e zezë

Prizren: Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë për mostrajtim të duhur

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutave foshnja ka vdekur.

I njëjti dyshon se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, me ç’rast janë arrestuar tre mjekë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat