Një pacient ka arritur që të ikë nga Enti Special në Shtime.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së martes.
Dyshohet se B.A e ka marrë një veturë të tipit “Peugeot” e cila kishte qenë e parkuar në parkingun e një marketit në rrugën “Tahir Sinani”.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli tha se i dyshuari në fjalë është recidivist.
“Ai është larguar në drejtim të panjohur. Policia i ka marrë masat e nevojshme dhe po zhvillon hetimet”, tha Veseli.