Një veturë e dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.
Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani e ka konfirmuar se një i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim.
Ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.