Një person është lënduar në Gjilan si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se personi i lënduar është drejtuesi i veturës, derisa drejtuesi i motoçikletës i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 29.06.2023 – 13:30. Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, kurse drejtuesi i motoçikletës i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.