Policia ka informuar se dje në rrugën “Osllobogjenje” në veri të Mitrovicës në një veturë me targa të Serbisë është sekuestruar një pistoletë pa municion.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti policor në veturën me targa të Serbisë pronë e të dyshuarit mashkull serb ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa municion.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur Policia.