Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që njësitet policore në veturën (me targa të Shqipërisë) të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.44 gramë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.