Janë arrestuar dy persona në Prishtinë pasi u rrahën me njëri-tjetrin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht dy persona me njëri-tjetrin.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.