Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në orët e hershme të mëngjesit raportohet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndim trupor viktimës femër.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjakovë.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.