Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë rreth orës 22:00 një person i panjohur ka përdorur armë zjarri në Mitrovicë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.
“Është raportuar se personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajte me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar 10 gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet se i përkasin armës automatik AK- 47. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.