Gruaja nga Prizreni ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Palët janë intervistuar, dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 01-05.06.2023 Më datë 06.07.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.