Media pak minuta më parë raporti se një banesë në Gjilan është kapluar nga zjarri.
Për këtë rast kanë folur edhe nga Policia për Rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani e ka konfirmuar lajmin.
Ai ka thënë se në banesën e cila është kapluar nga zjarri eshët gjetur pa shenja jete një person.
Drejtoria rajonale e Policisë , stacioni policor në Gjilan, sot me 08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym.
Jane angazhuar njësitet patrulluese.
Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vendë të ngajrjes.
Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie.
Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjç .
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML.
Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve.