​Godet shtyllën elektrike me veturë, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

​Godet shtyllën elektrike me veturë, katër persona të lënduar

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti të ndodhur mbrëmë në Viti.

Sipas Policisë, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, si dhe dy femra dhe një mashkull, të cilët ishin pasagjer në veturë.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat