Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e kishte sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet A. M, 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’lëndim i rëndë trupor”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, përfundon njoftimi.