Vdes një punëtor në Bresje të Fushë Kosovës, ra nga gati i nëntë

Kronikë e zezë

Vdes një punëtor në Bresje të Fushë Kosovës, ra nga gati i nëntë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë që ishte në punim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.  Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”.

Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat