Të shtëna me armë në Prishtinë, vetura ishte në lëvizje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, vetura ishte në lëvizje

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një ankues ka raportuar në polici se nga një veturë në lëvizje, një person ka shtënë disa herë me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave është dëmtuar vetura e ankuesit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Llapi”.

“Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat