Një shtëpi në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:55.
Policia bën të ditur se pronari i shtëpisë, mashkull kosovar, gjendet jashtë vendit.
Sipas njoftimit policor, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.
Njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Rasti i iniciuar si “Zjarrvënie” është duke u hetuar nga njësitet hetimore.