Një rast i pazakontë i kanosjes ka ndodhur në fshatin Vraniç të Suharekës.
Një i dyshuar ka shtënë me armë në oborrin e shtëpisë së tij.
Deri te kjo dyshohet të ketë ardhur pasi i dyshuari është fjalosur me vëllaun e tij, për telekomandë të televizorit dhe kanalin e preferuar.
Dëshmitar i rastit që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25, është babai i të dy djemve.
Policia njofton se ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka konfiskuar armën që ishte me leje.
“Në vend ngjarje janë konfiskuar Revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, , e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole” bëhet e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.