Një person është arrestuar dje në Istog, pasi dyshohet se e ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri”.
Sipas policisë deri tek kanosja ka ardhur pasi i dyshuari nuk ishte i kënaqur me suksesin e djalit të tij me mësime.
Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.