Janë sulmuar fizikisht dy persona në Prishtinë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.
“Dy viktimat meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia e Kosovës vazhdimisht i bënë thirrje qytetarëve për raportim dhe bashkëpunim.