Një grua nga Zubin Potoku është raportuar e zhdukur nga djali i saj.
Në raportin e policisë thuhet se gruaja ishte larguar nga shtëpia në drejtim të Serbisë për t’i vizituar familjarët saj por nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga policia.
Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për raportim dhe bashkëpunim me qytetarët.