Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy raste të dhunës janë regjistruar në Suharekë, një në Drenas dhe një në Malishevë.
Raporti i plotë:
Dhunë në familje
Gllogoc 15.07.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 15.07.2023 – 10:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima ka shprehë dëshirë të kthehet te familja e saj në Shqipëri, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Malishevë 15.07.2023-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.