Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë realizuar 24 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia njofton se do të vazhdojë tutje me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Po ashtu policia fton qytetarët për bashkëpunim rreth rasteve.
Njoftimi i plotë:
Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 10-16/07/2023 janë realizuar 24 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.