Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Lladroviq të Malishevës.
Këtë herë, rasti është denoncuar nga vëllai i gruas, e cila është viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se denoncuesi e ka raportuar dhëndrin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë pasi dyshon se në vazhdimësi po ushtron dhunë ndaj motrës së tij, duke i shkaktuar frikë e shqetësim që të jetojë me të.
Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.
Ndaj burrit të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.