Tre persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në afërsi të Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar njërin prej tyre në stacion.
Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në vendngjarje është gjetur edhe një armë e zjarrit.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.