Sulmohet nga i dashuri gjerman, rrihen të fejuarit në Prishtinë e dhunë psikike e fizike në familje – rastet e raportuara në Polici

Kronikë e zezë

Sulmohet nga i dashuri gjerman, rrihen të fejuarit në Prishtinë e dhunë psikike e fizike në familje – rastet e raportuara në Polici

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Suharekë, Gjakovë, Malishevë, Vushtrri.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës në familje:

Prishtinë 18.07.2023-02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dashuri i saj i dyshuari mashkull gjerman i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Qikatovë e re, Gllogoc 18.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Stacioni i Autobusëve Prishtinë 18.07.2023 – 20:00. Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë 18.07.2023 – 17:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 17.07.2023 – 21:00. Viktima femër shtetase e Malit të Zi, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Malishevë 18.07.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Adnan Shyti, Vushtrri 18.07.2023 – 17:00. Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat