Të martën në Ferizaj është arrestuar një person.
Ai dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.