Është arrestuar një person në Obiliq, pasi dyshohet se e ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 19.07.2023 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.