Policia e ka gjobitur një shofer nga Mitrovica me 500 euro dhe ia ka ndaluar vozitjen për një vit pasi i njëjti ka vozitur 76 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.
Shoferi në zonën 40 km/h ka vozitur 116 km/h.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në zonën e Vushtrrisë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë.
Ajo ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 116 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, ka njoftuar Policia.