Të enjten ka ndërruar jetë personi i cili më datë 06.07.2023 është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e UÇK-së në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK, por i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve.
“Rr. UÇK-së, Prishtinë 06.07.2023-09:05. Me datë 20.07.2023 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, pas disa të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin e datës së lartcekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.