Këtë të premte është raportuar gjerësisht në mediat serbe për arrestimin e një serbi 34 vjeçar të quajtur Boris Lesheviç nga Leposaviqi, në pikëkalimin kufitar të Jarinjes, nga Policia e Kosovës.
Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për pjesën veriore të vendit, na e konfirmoi këtë arrestim ndërsa arsyeja për ndalimin e tij na thënë se ka të bëjë me dyshime për posedim të “narkotikëve”.
Elshani na shpjegoi se personi i dyshuar është në kërkim nga autoritetet e vendit që nga viti 2018 dhe se me urdhër të prokurorisë ai ka qenë në kërkim për t’u arrestuar.
Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë për mediat serbe se i dyshuari është arrestzuar gjersa ishte nisur rrugës për në Rashkë.
“Para katër ditëve, Lesheviq kaloi normalisht pikëkalimin kufitar në drejtim të Serbisë qendore dhe u kthye në Kosovë pa asnjë problem”, i ka thënë ai medias së Beogradit, “Novosti”.