Dy persona janë arrestuar dje në Bistricë të Mitrovicës, pasi u kapën duke transportuar ilegalisht në Kosovë, dy sirianë dhe dy egjiptianë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bistricë, Mitrovicë (NN) 21.07.2023 – 02:00. Janë ndaluar dy vetura me targa vendore me vozitës m/k, pasi që gjatë kontrollit të veturave të tyre janë hasur duke transportuar ilegalisht dy shtetas sirian dhe dy shtetas egjiptian.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.