Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.