Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat, por edhe anëtarët tjerë që të përshihen në përleshje të ndryshme.
Një zënkë familjare ka ndodhur në fshatin Radivojc, ku një person dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e dajës së tij, ndërsa vajzën e mitur e ka sulmuar fizikisht.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nënë e bijë kanë denoncuar rastin në Polici, teksa e mitura ka marrë edhe tretman mjekësor shkaku i lëndimeve të pësuara.
28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari do të hetohet në liri.