Një aksident ne mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E cila ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë orës 13:30, dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Njëri prej të lënduarve nuk ka mundur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emërgjencën e QKUK-së.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .”, tha Ahmeti.