Pesë persona kanë mbetur të lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, njëra prej tyre është djegur tërësisht.
”Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Elezaj.
Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.